Apple publikoi serinë e orëve Apple Watch Series 4

Aple sot ka publikuar serinë e saj të re të orëve Apple Watch Series 4 dhe bashkë me të erdhi edhe data e lansimit për watchOS 5. Do të dalë në shitje me 17 shtator për të gjithë përdoruesit e Apple Watch. OS ishte shfaqur këtë verë në konferencën e zhvilluesve të softverit të Apple – WWDC, e cila kishte karakteristika të reja duke përfshirë më shumë stërvitje, aktivitete garuese me shokë, detektim automatik të ushtrimeve, dhe trajnim personal për t`u ndihmuar bartësve t`i mundin shokët në aktivitete.

Përdoruesit mund të dëgjojnë incizime të ruajtura apo shkarkuara nga Watch dhe të kenë interaksion me pronarët tjerë të orëve Watch përmes një karakteristike të re ec-fol (përmes thirrjeve në FaceTime). Është edhe një grumbull tjetër i karakteristikave WatchOS, duke përfshirë mundësim të ri WebKit në mënyrë që përdoruesit të mund të shikojnë web-faqe të ndryshme nga ora e tyre dhe aftësinë që ta zgjojnë Siri-n me një vërshëllimë.

Qartazi OS-i i ri është përshtatur për orën e re Watch, e cila përfshin një sensor të brendshëm EKS dhe një sipërfaqe të re ekrani. Ekranët Apple Watch Series 4 janë mbi 30 përqind më të mëdhenj sesa pajisjet e mëhershme. Kompania e ka ridizajnuar komplet lidhjen watchOS për të përfshirë më shumë informacione në ato ekrane më të mëdha. Series 4 ofron edhe përgjigjje me anë të prekjes dhe altoparlant më të zëshëm. Nëse Watch e vëren një rrëzim, ajo automatikisht i thërret shërbimet emergjente nëse bartësi nuk e ndërpren thirrjen brenda pesë sekondave.