Apple kufizon çasjen e USB-ve në iOS 11.4.1

Apple ka lansuar iOS 11.4.1 i cili ka një vegël të rëndësishme të sigurisë: modalitet i kufizuar USB. Apple ka shtuar mbrojtje kundër pajisjeve USB që përdoren nga policia apo kompanitë private që lidhen me telefona për t`ua gjetur fjalëkalimet dhe për t`i shmangur enkriptimet e sigurisë nga Apple.

Opsioni i ri USB Accessories ndodhet në Settings/Face ID (ose Touch ID). Sipas parazgjedhjes, butoni është i ndalur. Pasi iPhone apo iPad-i juaj të ketë qëndruar i kyçur për më shumë se një orë rresht, iOS nuk do ta lejojë kyçjen e USB-ve në pajisje – i ndal veglat si GrayKey. Nëse dëshironi ta vazhdoni punën me aksesorë në telefon pasi ai ka qëndruar i kyçur për më shumë se një orë, mund ta hiqni limitin e orëve.

Apple e ka komplikuar punën paksa. Duhet ta mbani opsionin të ç`aktivizuar nëse dëshironi që telefoni juaj të jetë më i sigurt.

Vendimi i kompanisë për ta kufizuar përdorimin e USB-ve është shtytje për privatësinë e përdoruesve por mund ta fusë kompaninë në telashe me autoritetet që duan të kenë çasje në të dhënat e iPhone-ve të konfiskuar.