Apple ka publikuar gjeneratën e re të iPhone-ve

Apple e ka publikuar gjeneratën e re të iPhone-ve, dhe njëri prej tyre është iPhone më i madh deri tani. Dy modelet e reja thirren iPhone XS dhe iPhone XS Max. Ata duken pothuaj se identikë me paraardhësin e tyre, por janë dy dallime që vërehen menjëherë: e para, të dy janë edhe me ngjyrë ari, për dallim prej vitit të kaluar; dhe më e rëndësishmja, XS Max-i është i madh. Nuk është vetëm iPhone më i madh ndonjëherë, është një prej telefonave më të mëdhenj ndonjëherë.

Përveç iPhone XS dhe XS Max, Apple ka publikuar edhe një model me çmim më të ulët i cili e ndan dallimin në madhësi, i quajtur iPhone XR.

Sikurse viteve të kaluara me seritë S, iPhone-t e këtij viti kryesisht definohen nga rifreskimi i specifikave. Kjo përfshin një ekran me dinamikë më të mirë, më shumë zë stereo nga altoparlantët dhe rritje shpejtësie për FACE ID. Rezistenca ndaj ujit është përmirësuar në të dy modelet. Dhe procesori është duke marrë një shtysë të madhe po ashtu, duke e përdorur procesorin A12 Bionic, të krijuar vonë nga Apple, një çip six-core i cili është ndër të parët në industri që përdor një proces 7nm. Tim Cook i quajti pajisjet “deri tani iPhone më i avancuar që e kemi krijuar ndojëherë”.

Por lajmi i vërtetë këtë vit është prezantimi i modelit “Max”, i cili ka ekran të madh 6.5 inç. Ky është shumë më i madh se iPhone 8 Plus (5.5 inç) dhe më i madh edhe se Galaxy Note 9 (6.4 inç). Nuk është se Apple po hyn në territor të pa precedent, po kalon në një kalsë madhësie, edhe në një botë të telefonave të mëdhenj, ende konsiderohet mjaft i madh. Është një pranim se telefonat e mëdhenj do të vazhdojnë të udhëheqin. Edhe pse ndoshta kompanisë Apple mund t`i ketë marrë më shumë kohë për këtë në vitet e kaluara, tani po kalon në kategorinë gjashtë plus inç, kur telefonat po bëhen edhe më të mëdhenj.

Për shkak se iPhone XS dhe XS Max kanë shtrirje më të gjerë të ekranit sesa iPhone tradicional, asnjëri telefon nuk do të jetë aq i madh sa tingëllon. iPhone XS për shembull, i cili e ka të njëjtën madhësi të ekranit 5.8 inç sa iPhone X, në fakt është më i vogël se iPhone 8 Plus 5.5 inç. XS Max është definitivisht më i madh se iPhone-t e tjerë që kanë dalë para tij, por ta keni parasysh se madhësia ekstra e ekranit do të vijë më shumë prej gjatësisë sesa prej gjerësisë shtesë. Kjo do të thotë se nuk duhet të jetë më e vështirë për ta mbajtur këtë sesa ndonjë iPhone të madhësisë Plus.

Apple gjithashtu thotë se XS dhe XS Max kanë një sistem kamere krejtësisht të ri, edhe pse karakteristikat duken shumë të njëjta në një nivel të lartë. Kamerat e pasme të dyja ende kanë sensorë 12 megapiksel me stabilizim optik të fotografive; por kamera e këndit të gjerë tani përdor sensor me më shumë pikselë dhe kamera telephoto përfshin një vrimë më të gjerë, kështu që të dy kamerat mund të funksionojnë më mirë kur ka pak dritë. Kamera e përparme supozohet të jetë më e shpejtë, por megapikselët dhe vrima e saj nuk kanë ndryshuar.

Përditësimi më i madh mund të jetë mënyra se si shkrepin fotografi këto kamera. Apple është duke prezantuar një metodë të re të quajtur “Smart HDR” që tingëllon shumë ngjashëm me atë që Google bën me Pixel – i shkrep disa fotografi dhe i bashkon në një fotografi të shkrepur si duhet.

Apple gjithashtu është duke shtuar më shumë mundësi në opsionin portet, i cili automatikisht e fokuson një subjekt dhe e turbullon prapavijën. Tani mund edhe ta kontrolloni se sa ta turbulloni prapavijën.

Është edhe një tjetër karakteristikë që njerëzit mund të mos e vënë re, por për disa blerës mund të jetë kyçe: mundëson dy SIM kartela. Të dy telefonat do të mundësojnë përdorimin e dy numrave të telefonit dhe njësive të internetit, duke e përdorur vetëm një SIM kartelë fizike dhe kartelën e integruar të Apple eSIM. Kjo do të thotë se operatorët do të duhet ta mundësojnë edhe funksionimin e kartelës eSIM për të punuar kjo.

Kjo karakteristikë nuk do të jetë në dispozicion sapo të lansohen telefonat. Apple thotë se do të mundësohet në një rifreskim softveri “më vonë këtë vjeshtë”. Dhe në Kinë, ku kartela eSIM nuk është e lejuar për disa arsye, Apple do ta shesë një version të veçantë të XS Max i cili mundëson dy kartela fizike SIM.

Të dy telefonat do të kenë jetëzgjatje baterie të përmirësuar, XS mesatarisht 30 minuta më shumëdhe XS Max një orë e gjysmë shtesë. Të dy gjithashtu do të mundësojnë shpejtësi gigabit LTE.

Të dy telefonat kanë tre kapacitete: 64GB, 256GB, dhe 512GB. Dy të parat janë të njëjta me të vitit të kaluar, por 512GB është e re për Apple. Nuk është kompania e parë që e ka arritur këtë hapësirë ruajtjeje të pabesueshme në një telefon të mençur, por është ende relativisht shpejt për të arritur këtu. Konfigurimi 64GB i XS do të shitet për 999 dollarë, njëjtë sikur iPhone X, dhe XS Max 64Gb do të kushtojë 1,099 dollarë. Porositë fillojnë të premten, telefonat fillojnë të shpërndahen me 21 shtator.