KosovaLive360
KosovaLive360

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmes një komunikate ka njoftuar se ka shpallur të premten Valën 59 të privatizimit.

Sipas AKP-së, Vala 59 e privatizimit përmban 42 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të rregullt.

“Pas miratimit nga ana e Bordit të drejtorëve, AKP-ja ka njoftuar menaxhmentin e ndërmarrjeve shoqërore dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje, si dhe asetet e tyre do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sipas AKP-së, afati i fundit për para kualifikim për Valën 59 të privatizimit, do të jetë 2 tetori i këtij viti, dita për dorëzimin e ofertave për të dyja valët e tenderëve do të jetë më 9 tetor 2013, nga ora 10 deri në orën 12, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë./ar/

 

Të Rekomanduara