KosovaLive360

Gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me gratë pensioniste të Kosovës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e qendrave ditore për të moshuarit, të cilat kanë qëllim zhvillimin e aktiviteteve rekreative për të moshuarit.

“Plani ynë përfshinë kujdesin shëndetësor dhe rekreacionin e personave të moshuar. Plani jonë për të moshuarit e kryeqytetit ka për qëllim kujdesin shëndetësor shtëpiak, të cilin në cilësinë e ministrit e kam realizuar në disa komuna, por në Prishtinë kjo nuk është mundësuar për shkak të mungesës së bashkëpunimin me autoritetet komunale. Ne do të ofrojmë kujdes falas shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, duke e rritur në 100 numrin e mjekëve. Mjafton një telefonatë dhe ekipi i mjekëve dhe teknikëve do të vije në shtëpi”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se plani i tij parasheh ndërtimin e dy vendqëndrimeve ditore për të moshuar, ku ata do të kenë mundësi të takohen dhe të merrem me aktivitete të lira. “Fatkeqësisht as kjo nuk është mundësuar në Prishtinë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me komunën”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se pensionistëve do t’ju mundësojë transport falas në të gjitha linjat që funksionojnë në Prishtinë. “Do t’i përkrahim edhe transportuesit privat që ata më pas t’ju mundësojnë pensionistëve transport falas”, ka thënë Abrashi.

Sipas Abrashit, do të ndahet një buxhet i komunës për aktivitete për rekreacion për pensionistë, nëpërmes sindikatës, në mënyrë që ata të kenë një kalendar të rregullt.

Të Rekomanduara