KosovaLive360

15 Shtator 2015
AAB me 15 mijë studentë kalon në Vala

Kolegji “AAB”, vendosi t’i bashkohet operatorit publik Vala, duke nënshkruar një marrëveshje, e cila përfshin marrjen e shërbimeve të Vala-s nga ana e stafit menaxhues, profesorëve dhe studentëve të këtij kolegji.

Krahas 200 zyrtarëve të këtij kolegji, të cilët do të marrin numra me kontratë të Vala-s apo “PostPaid”, do të jenë 15 mijë studentët e kolegjit që do të bëhen pjesë e Vala-s, saktësisht pjesë e pakos “N’Trip”, e cila kushton 3 euro në muaj për çdo student.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Vala-s dhe Kolegjit “AAB” paraqet kalimin më masiv që është bërë deri më tani në operatorin publik Vala nga ana e institucioneve dhe kolegjeve të tjera.

Drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, ka theksuar se marrëveshja mes dy institucioneve është 3 vjeçare dhe se gjatë kësaj kohe, numri i studentëve që do tw hyjnë në pakon “N’trip” të Vala-s do të shkojë deri në 23 mijë.

Pakoja “N’Trip”, e cila ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, brenda së cilës përfshihen 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 SMS, u lansua para 5 muajsh dhe deri tani ka kaluar shifrën e mbi 30 mijë anëtarëve.

Këtyre 30 mijë anëtarëve do t’i bashkohen nga 1 tetori edhe rreth 50 mijë studentët e gjitha kolegjeve private që kanë nënshkruar marrëveshje me Vala, në mesin e të cilëve edhe 15 mijë studentët e AAB-së.

“Kemi pasur edhe më herët marrëveshje të nënshkruara me Vala-n, por kjo e sotmja është më konkretja dhe më e detajuara. Vala përveç se do të mbështet studentët për realizimin e praktikave të tyre mësimore, merr obligim të mbështesë edhe aktivitetet e kolegjit AAB”, tha Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit “AAB”.

Para Kolegjit “AAB”, kolegje të tjera në numër të madh të studentëve si: Kolegji “Fama” me 9 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, dhe mijëra studentë të tjerë nga kolegjet “ISPE”, “Dukagjini”, “Juridica” etj, kaluan në Vala.

Të Rekomanduara